Mbretëri e Bashkuar, rritet në 42.589 numri i vdekjeve nga COVID-19

Në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 128 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 42.589, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 303.110, me 1.295 raste të reja të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit.

Mbretëria e Bashkuar gjatë ditës së fundit ka kryer 230.550 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 7.714.201 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button