‘Forume në Bashkësi’, nxit qytetarët të propozojnë projekte

U promovua cikli i ri i Programit ‘Forume në Bashkësi’ për vitin vijues, ku përfshihen 11 komuna. 

Qëllimi i projektit është kyçja e qytetarëve në marrjen e vendimeve për komunat ku ata jetojnë, projekt ky të cilin e finanson Agjencioni zvicerian nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në vend.

‘Nëse vazhdoni me këtë praktikë të re të komunikimit me zgjedhësit tuaj në komunat e juaja, komunat do të arrijnë një standard të ri i cili do ti inspirojë kolegët tuaj në shtet por edhe në shtetet tjera’ tha Stefano Lazarato.

Komuna e Studeniçanit për herë të parë është kyçur në këtë projekt, tha kreu i saj Fati Iseni.

‘Është shumë me rëndësi pasi komuna e Studeniçanit për herë të parë participon në këtë lloj organizimi të qytetarëve. Simbolika është jashtëzakonisht e madhe, pasi drejt për së drejti nxit qytetarët në marrjen e vendimeve. Pas disa forumeve që organizohen në nivel komunal, qytetarët janë vetë ata që organizojnë dhe propozojnë projektin që duan ta realizojnë i cili finansohet bashkarisht me Agjencionin e Zvicrës’ tha Iseni.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, tha se kjo komunë, në këtë program merr pjesë për të katërtën herë dhe se si projekt është treguar mjaftë i suksesshëm.

‘Komuna e Bogovinës ka marrë pjesë disa herë në këtë program, tash jemi për të katërtën herë në projekt. Tre rastet e para i kemi kryer me sukses. Qëllimi është të mësohemi ne si komuna, ti marrim vendimet në forume, gjegjësisht në përbërjen qytetare, të msohemi pra të punojmë, gjithashtu është kërkuar nga komuna jonë dhe të tjerat që ne të ndryshojmë statusin e komunës, parashihet të organizojmë edhe vetë forume për disa vite’ tha Idrizi.

Komunat e përfshira në këtë fazë janë Krivogastani, Komuna e Tetovës, Komuna e Shtipit, Vinicës, Shuto Orizares, Ilinden, Studenicani, Makedonska Kamenica, Dellceva, Bervenica, Bogovina. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button