fbpx

Përfundon takimi në Nju Jork – takim i ri së shpejti

Përfunduan takimet e ndërmjetësuesit për kontestit e emrit, ambasadorit Matthew Nimetz me përfaqësuesin e Maqedonisë, ambasadorin Zoran Jolevski dhe atë të Greqisë, Adamantios Vasilakis.

Në konferencën për shtyp, pas takimeve, Nimetz tha se të dy palët kanë biseduar për thelbin e çështjes dhe paralajmëroi së shpejti një takim të ri, në formatin e njëjtë.

Nimetz kësaj radhe nuk tha se është optimist për negociatat, por tha se nuk është i dëshpëruar prej tyre. – Aspak nuk jam i dëshpëruar. Biseduam për çështje të rënda, disa çështje janë shumë të rënda për palët, prandaj edhe i shohim prej këndvështrimeve të ndryshme. Mendoj se të dyja palët tregojnë ndjeshmëri për procesin. Nuk kam asgjë konkrete në dorë, kur do te kemi diçka në dorë do t’ju tregoj, deklaroi ambasadori Nimetz.

Takimi u mbajt në hapësirat e Këshillit të Sigurimit të KB-së, që në mënyrë plotësuese e tregon nivelin më të lartë të interesit që organizata botërore e shpreh për këto biseda.

Nimetz paralajmëroi takim të ri për një kohë të shpejtë. Pas bisedave, përfaqësuesi grek Vasilakis saktësoi se ky takim mund të mbahet në afat prej një muaj deri një muaj e gjysmë. Si vende të mundshme përmenden Nju-Jorku ose ndonjë vend neutral në Evropë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button