Ministrja Angellovska: nga tani do të jenë publike pagesat e komunave dhe institucioneve të tyre buxhetore

Në platformën “Financa të Hapura” tani e tutje do të mund të ndiqen të gjitha pagesat e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre buxhetore. Me fazën e dytë të projektit që u prezantua sot, u bë azhurnim me të cilin u rritën performancat e sistemit dhe u publikuan transaksionet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, në të njëjtën mënyrë si publikohen transaksionet e të gjithë përdoruesve buxhetor të Buxhetit, njofton MIA. 

Ato mund t’i gjeni përmes lidhjes në internet: open.finance.gov.mk.

Ministrja e Financave, Nina Angelovska pret që azhurnimi i Financave të Hapura të përmirësojë imazhin me transparencën e komunave. Me indeksin e transparencës aktive të publikuar dje në raportin e Qendrës për komunikime civile, 14 komuna këtë vit ishin në krye të listës ku gjenden institucionet me transparencë aktive “shumë të mirë” nga gjithsej 21 institucione në këtë grup.

Në grupin “shumë i dobët” i transparencës aktive, vetëm komuna, me përjashtim të një institucioni, zënë 37 vendet e fundit në renditje.

Nga gjithsej 81 komuna, vetëm 43 arritën të përmirësojnë transparencën e tyre aktive këtë vit.

“Transparenca fiskale është mjeti më i mirë për shpenzimin e mirë të parave të shtetit. Azhurnimi në portalin e Financave të Hapura synon t’i japë publikut, OJQ-ve, ekspertëve dhe komunitetit të biznesit pasqyrë më të plotë dhe bazë të dhënash fiskale të shpenzimeve qeveritare dhe komunale. Kjo është baza për analiza të mëtejshme ekonomike, forcimin e debatit publik me fakte të mbështetura nga të dhënat fiskale nga një burim zyrtar, si dhe nxitje për faktorët publik për të menaxhuar në mënyrë më efikase dhe efikase financat publike”, tha Angelovska në konferencën për media.

Sipas Angelovskës, megjithëse në kohë krize përqendrimi është në pritjet për rezultatet ekonomike, ekonominë dhe masat e ndërmarra, duhet të kihet parasysh se pa një sistem të mirëkrijuar për menaxhimin e financave publike, ne nuk mund të kemi ekonomi të shëndetshme dhe kjo është diçka e cila duhet të punohet vazhdimisht.

Ligji për Buxhetet është në fazën e tij të fundit dhe do të dorëzohet në Parlament deri në fund të vitit, njoftoi Angelovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button