Këtu antishqiptaria shpërblehet e nuk dënohet

Po sodis vatrën që e ndërtoi Perëndia, e trashëgoi lashtësia e po me shkatërrohet nga antishqiptaria.

Sot ne vendin tim po ndërtohet një e kaluar e munguar e sllaveve duke u shkatërruar njëherë e përgjithmonë e ardhmja shqiptare. Vend ku dita ditës po mbillet urrejtje, paqartësi e po grabitet e lashta për te bërë histori për popuj te malit qe s’dinë kush janë ku shkojnë e hiq e me hiq çka dëshirojnë.

Ky vend ka edhe shqiptarë por çfarë valle? Ata qe punojnë si shërbëtorë aty ku i angazhojnë që heshtin kur duhet te flasin, e që flasin kur duhet te reagojnë. Jemi nga ata qe shkojmë te ftuar aty ku jemi pronare-negociojmë e bëjmë kompromis kinse,  nga ana tjetër shijojmë kafenë e hidhur të Gruevskit si shpërblim për ardhjen dhe nënshtrimin ndaj tij.
Shqiptaret ne gjumë papunësia e të rinjve mbi 54.9 %,shkelje e te drejtave kushtetuese elementare, mbeten fjalët, e askund nuk u dëgjua jehona e zërit e s’u pa fryti i punës.

Dita ditës po cenohet gjithçka qe është shqiptare. Erdhi ne Shkup pas veprës mizore qe realizoi ne Presheve për te treguar qe Maqedonia mbeti filiali politik me besnik i Beogradit. Shkupi ishte dhe mbeti arra me pjellore ku Beogradi mbolli farën e anti shqiptarisë. Këtu ku antishqiptaria shpërblehet e jo te dënohet.

Është shume e vërtete se ai qe e kontrollon Shkupin atij i takon e gjithë Maqedonia. Po çfarë i ndodhi Shkupit tone?! Vend ku Qeveria e Gruevskit ngriti te gjitha përmendoret e mundshme, aty ku edhe përfaqësuesit shqiptare ne Qeveri ranë dakord të ngrenë përmendoren me te larte atë te antishqiptarisë dhe e ndasive etnike.

Politikanët tonë këtë e kuptuan shumë më vonë pasi qe ishin rendur pas përfitimeve personale e të shtyre nga aspirata të fuqishme materiale.

Në shtetin ku jetojmë apo më mirë të themi në pushtetin, nuk vërejmë të funksionojnë institucionet shtetërore por të gjithë u transferuan ne ato partiake. Qytetaret e Maqedonisë duke përfshirë edhe vet shqiptaret nuk i takojnë shtetin por pushtetit, ne këtë shtet nuk shohim popull por vetëm votues apo skllevër të partisë.

Ata politikan e parti qe kontribuuan për antishqiptari duke iu mjaftuar pushteti e jo qeverisja me shtetin duke lejuar kështu te ofendohet populli e historia qe lejojnë edhe sot te katandisemi duke mësuar te pavërteta e sllavizma te paqarta, ku edhe sot rinia bredh rrugës ngase ATA janë te prire për te gjetur muskuj mbrojtës e jo fitues te dijes.

Nuk është thënë kot: “Te lexosh dhe te studiosh pa menduar është lodhje e kote. Te mendosh pa lexuar e studiuar është e rrezikshme-e me keq te veprosh padije duke humbur pasurinë e vetme (Shkupin) përgjithmonë. Njëra dore lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.

Ne qoftë se dy partitë politike shqiptare qe luftojnë kundër ekzistimit e një subjekti te trete politik ne mes tyre, e po te bashkoheshin me njëra tjetrën kundër shkjaut atëherë ne do te mbronim me shume sukses gjithçka tonën. Por fatkeqësisht mbetem 20% kushtetues qe u mundëson pushtetarëve shqiptare te marrin përqindje te mire nga tenderët qe ndan Gruevski për dëgjueshmëri e ngufatje te frystimeve te shqiptareve.

Një nga profesorët sot tha: E dini qe sot këtu ka njerëz SULLTANA qe pasurohen shume shpejt me para te popullit. Gjithçka u be e qarte. Tradhtuam amanetin shekullor u bëmë peng i paqartësive, e mjet ku ata qe sot quhen maqedonas etnik e qe s’janë vetëm se sllav te ardhur nga askund te merren me korrigjimin e te kaluarës se tyre duke groposur te ardhmen e shqiptareve e ata te mbeten çdoherë pa Shqipërinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button