Update: Llabënishti shpalos arsyet e dorëheqjes

Kandidati i BDI-së për Strugën, Arbën Llabënishti, shpalosi arsyet e dorëheqjes së tij nga funksioni i deputetit. 

“Këtë e kam bërë për dy arsye themelore, e para – duke u bazuar në filozofinë time personale të përkushtimit në një pozicion të caktuar, dhe e dyta, që të mos keqkuptohet nesër mbajtja e dy pozicioneve – deputet në Kuvend dhe kandidat për kryetar komune. Këto kanë qenë arsyet që më shtynë të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i deputetit”, tha Llabënishti. 

Në vazhdim ai shprehu falënderim për qytetarët e zonës zgjedhore numër 5, për besimin që ia kanë dhënë si gjatë zgjedhjeve ashtu dhe gjatë periudhës sa ka qenë deputet. 

“Me shpresë se e kam justifikuar këtë besim me angazhimin tim në Kuvendin e RM-së, si në seancat plenare, ashtu edhe në komisionet parlamentare. Ndoshta nuk e kam realizuar gjithë atë që ka qenë pritje e imja personale, por me gjithë vullnetin dhe fuqinë time jam angazhuar që të përfaqësoj  denjësisht elektoratin tim. Ky besim dhe përkrahje që më është dhënë nga bashkëvendësit e mi,  ishte arsyeja kryesore e cila edhe më motivoi ta pranoj kandidimin për kryetar të mundshëm të komunës sl Strugës”, ka thënë deputeti Llabënishti. /Portalb

* * * * * * * * * *

Deputeti i BDI-së, Arben Llabënishta sot dha dorëheqje nga funksioni i tij si deputet.

Llabënishta e njoftoi kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, se jep dorëheqje nga funksioni i deputetit në bazë të nenin 57 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të RM-së.

Nga grupi parlamentar i BDI-së informojnë se shkaqet për dorëheqjen e tij, Llabënishta do t’i paraqesë në një konferencë për shtyp që do ta mbajë sot.  Jozyrtarisht mësohet sa arsyeja është kandidatura e tij për kryetar komune në Strugë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button