Si kurrë më parë, Angelina Jolie flet për arsyen e ndarjes nga Brad Pitt: E bëra për mirëqenien e fëmijëve

Në një intervistë për Vogue India, Angelina Jolie i është rikthyer divorcit të saj me Brad Pitt, në vitin 2016. Si rrallherë, aktorja ka folur për arsyet që e çuan drejt ndarjes duke u shprehur se e bëri për hir të mirëqenies së gjashtë fëmijëve të saj, Maddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14 dhe binjakëve Vivienne dhe Knox, 11 vjeç, shkruan Class.

“U ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të fokusohem në shërimin e tyre”, -tha Angelina.

.

Ajo u shpreh se spekulimet rreth ndarjes së saj nga Brad ndikuan shumë te fëmijët.

“Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë parë gënjeshtra për veten e tyre në media. Por unë u kujtoj gjithmonë që ata e dinë të vërtetën e tyre. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj të fortë dhe të guxishëm”, -ka thënë Angelina.

.
Aktorja rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj të adoptimit, sa e mrekullueshme është të hysh në botën e secilit fëmijë dhe sa e bekuar është të jetë nëna e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button