fbpx

Afrikë, shënohen mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Në të gjithë Afrikën ka tejkaluar shifrën 288 mijë numri i rasteve ndërsa ka arritur në 7.713 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 10.135 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit duke e rritur në 288.812 numrin e rasteve.

Gjithashtu për shkak të virusit me 263 vdekje të reja në 24 orët e fundit arrin në 7.713 numri i vdekjeve.

Numri më i lartë i vdekjeve në kontinent nga COVID-19 është regjistruar në Egjipt me 2.017 vdekje, ndërsa në Afrikën e Jugut në 1.831, në Algjeri 825, në Sudan 506, Nigeri 487 dhe Kamerun 282.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 87.715 raste, Egjipti me 52.211, Nigeria me 19.147, Gana me 13.203, Algjeria me 11.504 dhe Kameruni me 10.638 raste.

Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka tejkaluar shifrën 135 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button