fbpx

FSHF: Kush refuzon kombëtaren, nuk ka shans të dytë

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi unanimisht rregullin që të lërë jashtë kombëtares, çdo lojtar që do të refuzojë ftesën e parë. Kanë qenë të shumta rastet, që disa lojtarë nuk i janë përgjigjur ftesës së Shqipërisë. Ata, pasi janë lënë jashtë edhe nga ekipi i vendit ku kanë pasur më tepër pretendime, i janë përgjigjur një ftesë të dytë që të luajnë për Shqipërinë.

Rasti më konkret është ai i mbrojtësit Mërgim Mavraj, që luan tek skuadra e parë. Por më këtë rregullore, Mavraj ndoshta do të jetë i fundit qoi ka refuzuar kuqezinjtë dhe më pas është ftuar të jetë pjesë e tyre njofton Asport.

 Mbrojtësit të PAOK, Ergys Kaçe, do t’i hiqet zyrtarisht mundësia që të luajë me Shqipërinë edhe nëse do të dëshirojë që të rikthehet në të ardhmen.

E njëjta masë do të merret edhe ndaj çdo lojtari tjetër, që refuzon Kombëtaren Shqiptare. Kaçe ishte i fundit që refuzoi kombëtaren në miqësoren e 6 shkurtit me Gjeorgjinë dhe ky rast ka shërbyer si shtysë, që në FSHF të merrej një vendim i rëndësishëm, për të ardhmen e kuqezinjve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button