Britani, pilotët e Katarit filluan trajnimet e përbashkëta për avionët “Typhoon”

Një ekip i përbërë nga pilotët e Forcave Ajrore të Katarit dhe personeli i shërbimeve tokësore, filluan në Britani të Madhe punimet për trajnimet dhe fluturimet e përbashkëta për avionët “Typhoon”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit thuhet se flota e përbashkët është emërtuar “Flota no:12” dhe se ky është një sukses i madh.

Ekipi i përbërë nga pilotët e Forcave Ajrore të Katarit dhe personeli i shërbimeve tokësore, para dorëzimit të avionëve “Typhoon” kanë filluar trajnimet në bazën ajrore britanike “Coningsby”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Aeroplani ushtarak, foto Anadolu Agency

Flota e përbashkët u formua në vitin 2018 me objektivin për forcimin e bashkëpunimit mes Forcave Ajrore të Katarit dhe Forcave Ajrore të Britanisë. Theksohet se Britania formon për herë të parë flotë të përbashkët me një shtet tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tani.

Marrëveshja e nënshkruar në dhjetor 2017 në Doha mes Katarit dhe Britanisë për shitjen e 24 avionëve “Typhoon”, hyri në fuqi më 18 shtator me shtimin të 9 avionëve trajnues “Hawk”.

Pritet që dorëzimi i avionëve të fillojë në vitin 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button