Diplomati grek shkel motoristin

Një shkupjan është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur dje rreth orës 18:20, kur një diplomat me veturë të Zyrës greke për lidhje e ka goditur motoristin Ilija T. nga Shkupi. 

Nga goditja e fortë, Ilija T. ka marrë lëndime të brendshme, dhe menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente, ndërsa policia është duke hetuar se si diplomati grek T.P. në udhëkryqin e gjerë te Kisha e madhe ortodokse në qendër të Shkupit, e ka goditur motoristin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button