Zgjedhjet në RMV, qytetarët nuk i tremben përhapjes së virusit korona

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të re të COVID-19, pasi vetëm gjatë muajit qershor janë shënuar 2500 raste. Por kjo situatë duket se nuk i frikëson qytetarët. Sa i përket zgjedhjeve të 15 korrikut, të pyetur nga gazetarët e Euronews Albania, banorët e Shkupit shprehen të gatshëm të votojnë.

Po, do të dal… Nuk mendoj se do të rrezikohet shëndeti, gjithçka do të jetë në rregull”, shprehet një qytetar.

Do të dalim në zgjedhje si gjithmonë. Zgjedhjet duhet të jenë të drejta”, thotë një tjetër.

Qytetarët insistojnë se nuk ekziston rreziku i infektimit. “Kismet po. Nuk frikësohemi, nuk ka gjë”, thotë një votues shqiptar.

“Sigurisht se do të dalim. Kemi dalë gjithmonë. Nuk ka asgjë”, shprehet një tjetër.

Të paktë janë qytetarët që thonë se nuk do të votojnë fare. Ata nuk i tremben pandemisë, por janë të zhgënjyer nga udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut.

“Jo nuk dal në zgjedhje. Nuk jam për asnjë parti. Partitë nuk i votoj se të gjithë dolën tradhtarë”, shprehet një qytetar i indinjuar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë përcaktuar për më 15 korrik. Fushata zgjedhore fillon më 24 qershor por edhe fushata si edhe votimi do jenë në bazë të protokolleve të përcaktuara nga ana e Komisionit për sëmundje infektive.

Ndërkohë që vendi përgatitët për zgjedhje të reja, shifrat e të prekurve nga COVID-19 janë alarmante, duke shënuar mbi 4500 qytetarë bartës të virusit si dhe mbi 200 viktima nga kjo sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button