Shqipëri, në kuvend votohet për ndarjen e mandeteve

Parlamenti pritet të votojë sot rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009. Ndarja e mandateve pritet të shkaktojë debate sot në sallën e Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të qëndrimeve të kundërta për këtë çështje.

Mos gjetja e konsensusit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për miratimin e rishpërndarjes së mandateve, bëri që Kuvendi të miratojë formulën e vjetër të vitit 2009 të mandateve.

Me votimin e sotshëm, mandatet e Kuvendit për zgjedhjet e 23 qershorit do të kenë të njëjtën shpërndarje, siç është konfigurimi i Parlamentit sot.

Ndërkohë ashtu si edhe në çdo seancë tjetër edhe sot, në rendin e ditës të Kuvendit janë përfshirë edhe 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të kandidatit.

Por opozita ka deklaruar më herët se nuk do t`i votojë këto ligje pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit.

Ndërkohë në lidhje me 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli, javën e ardhshme vjen në Tiranë Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle, në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin e tyre në Parlament

Lajme të ngjashme

Back to top button