Zvicra lehtësoi masat kundër koronavirusit

Qeveria e Zvicrës ka njoftuar se po lehtëson dhe thjeshtëson masat kundër përhapjes së koronavirusit. Duke nisur nga 22 qershori, distancimi social do të reduktohet nga 2 në 1.5 metra, transmeton Koha.net.

Po ashtu duke nisur nga kjo datë, do të lejohet grumbullimi deri në 1000 njerëz, për dallim nga 300 sa ishte deri tash. Vetëm tubimet me më shumë se 1000 njerëz janë të ndaluara deri në fund të muajit gusht, raportojnë mediumet zvicerane.

Me vendimin e ri, demonstratat do të lejohen, por njerëzve do t’u kërkohet të bartin maska.

Presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga, dhe ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kanë thënë në një konferencë se kjo u mundësua për shkak se statistikat për vdekshmërinë dhe ato të rasteve të reja janë ulur dhe “se tash jemi më mirë të përgatitur”.

Deri tash në Zvicër janë regjistruar 31 mijë të infektuar e më shumë se 1900 të vdekur nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button