Filipçe kërkoi që qytetarët të besojnë në sistemin shëndetësor: Nuk ka të infektuar duke respektuar masat

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut theksoi se nuk di ndonjë rast se pacienti është infektuar duke respektuar masat, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ekziston asnjë e dhënë, asnjë anketë epidemiologjike që tregon se njeriu është infektuar duke respektuar masat. Kemi bërë analiza dhe kontrolle, ose nuk janë marrë masa ose kishte tubim me shumë njerëz në distancë të vogël, ose distanca nuk është respektuar në kuadër të ngjarjet e vogla familjare”, deklaroi Filipçe.

Ai vlerësoi se gjithë kjo është një tregues se mënyra e vetme për t’u mbrojtur është respektimi i masave. Filipçe theksoi se sistemi shëndetësor në vend po funksionon.

“Treguam se sistemi funksionon, dhe njerëzit mund të besojnë në sistemin tonë shëndetësor. Gjithë kapaciteti jonë është angazhuar në trajtimin e pacientëve me Kovid-19, edhe specialistët e klinikës infektive, internistët dhe specialistët e anesteziologjisë, gjithë personeli mjekësor që direkt janë të lidhur për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button