RMV, Qeveria i shkurtoi 4 milionë euro nga financimi i partive politike

Ministria e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se Qeveria në seancën e sotme ka shkurtuar katër milionë euro për financimin e partive politike për vitin 2020, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin e Ministrisë së drejtësisë u miratua Dekreti me fuqi ligjore për financimin e partive politike në vitin 202. Katër milionë euro ngelin në buxhet”, raportojnë nga ministria.

Ministria sqaroi se partitë do të marrin tashmë 0.04% të buxhetit, në vend se 0.15 sa ishte planifikuar. Kështu,në vend se të ndahen gjithsej 320 milionë denarë për partitë, me Dekretin e ri do të ndahen vetëm 71,480,556 denarë.

Dallimi prej 4 milionë euro, do të shfrytëzohet për ballafaqimin me pandeminë.

Ky Dekret ishte propozim i Ministrisë së Drejtësisë. “Si ministre e Drejtësisë në kompetencën e së cilës është Ligji për Financimin e Partive Politike do të propozoj dekret me fuqi ligjore me të cilin do të hiqet financimi vjetor i partive politike që duhet të paguhet këtë vit. Shpresoj se të gjitha partitë politike do ta mbështesin dekretin e propozuar. Solidariteti në vepër”, ishte shprehur ministrja Renata Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button