Saraçini: Rritja e BPV prej 1,8 për qind është reale

Vlerësimi i BERZH-it se ekonomia në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2013 do të rritet për 1,8 për qind është shumë afër shkallës së rritjes së BPV-së prej 2 për qind në vitin 2013, që e projektoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe FMN-së. Siç duhet kjo shkallë është realisht e realizueshme, sepse është projektuar me zbatimin e metodës konservative.

Këtë e thekson ministri i Ekonomisë Valon Saraçini në intervistën për MIA-na që tërësisht do të publikohet nesër.
“Rritje e projektuar e PBV-së mund të realizohet me veprimtarinë e disa sektorëve. Dominuese do të jetë ndikimi i ndërtimtarisë, veçanërisht pas paralajmërimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për intensifikimin e intervenimeve kapitale ndërtimore në fushën e infrastrukturës së intervenimeve kapitale ndërtimore në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe asaj të  energjetikës.Një nxitje plotësuese e kësaj do të jetë realizimi i paralajmëruar dhe tashmë i filluar i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në zonat zhvillimore industriale dhe në turizëm”, thotë Saraçini.

Masat të cilat nga fundi i vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti i miratoi BPRM-ja, theksoi ai, do të ndikojnë në nxitjen e prodhimit për eksport të mallrave të ndryshme dhe shërbimeve, njëkohësisht edhe në uljen e importit, veçanërisht të emergjentëve, që gjithashtu, pozitivisht do të ndikojë ndaj rritjes së BPV-së.

“Për realizimin e rritjes së planifikuar të BPV-së do të ndikojë edhe ruajtja, ndërsa në disa segmente të veçanta edhe rritja e kërkesës vendore, si rezultat të rritjes së mjeteve të buxhetit për pagimin e pensioneve dhe rasteve sociale. Është e logjikshme që të pritet një aktivitet i përforcuar edhe i bujqësisë si rezultat i rritjes së mëtejshme të subvencioneve në këtë fushë, por edhe përmirësimit të politikës dhe blerjes dhe hedhjes së prodhimeve bujqësore në tregjet e vendit dhe ato të huaja”, saktësoi Saraçini.

Në intervistën për MIA-n, ministri i Ekonomisë flet edhe për tenderët për shitjen e ndërmarrjeve të falimentuara, për zhvillimin e turizmit, vendosjen e HALAL standardeve, hyrjen eventuale të investimeve ruse në energjetikë, subvencionimet për instalimin e kolektorëve diellorë, efekteve të përkrahjes qeveritare për hapjen e bizneseve të vogla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button