Stoltenberg: Përgjigja më e mirë ndaj propagandës për Kovid-19 janë faktet

“Nuk besoj se përgjigjja ndaj propagandës është propaganda. Besoj se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur propagandës është duke paraqitur faktet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi ku foli për dezinformatat që po përhapen pëe pandeminë Kovid-19, pas seancës së dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes të Aleancës, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Gjatë pandemisë kemi parë shumë shembuj, kur aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë u përpoqën të përfitonin nga kriza, të ndanin aleatët, të minojnë besimin në institucionet tona demokratike. Kemi parë angazhime, përpjekje për të fajësuar aleatët e NATO-s për tërë pandeminë, për virusin e koronës. Dhe e kemi parë se ajo bëhet në shumë mënyra të ndryshme, natyrisht, duke përfshirë rrjetet sociale”, tha Stoltenberg duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri.

Kjo është hera e tretë që nga fillimi i pandemisë që NATO në nivelin më të lartë, në takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të diskutojë se si të përballemi me fushatat propagandistike dhe dezinformatat rreth virusit. Për herë të parë në fillim të muajit prill, në mbledhjen e parë në të cilën Ministri i Maqedonisë mori pjesë si përfaqësues i një anëtari fuqiplotë dhe i pari përmes një video-konferencë. Dy javë më vonë, fushata propaganduese ishte temë edhe mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të mbrojtjes.

Në këtë takim, më 15 prill, Stoltenberg e theksoi fjalimin e Ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska si shembull i luftës kundër lajmeve të rreme dhe propagandës:

“Sot Ministrja Radmilla Shekerinska prezantoi një listë të aleatëve që ndihmuan dhe ofruan ndihmë për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të kundërshtuar çdo përpjekje për të realizuar një fushatë dezinformimi, sepse duke vepruar ne dërgojmë mesazh të qartë, tha Stoltenberg atëherë.

Mbrëmë, Sekretari i përgjithshëm theksoi se NATO i përgjigjet propagandës dhe dezinformimit, iu ndihmon aleatëve të sigurojnë fakte dhe bashkëpunon ngushtë me Bashkimin Evropian në luftën kundër fushatave të tilla, sepse, siç tha ai, “ne po përballemi me shumë lloje identike të dezinformatave dhe propagandës”.

“Në afat të gjatë, e vërteta do të mbizotërojë. Unë besoj fuqimisht se përgjigjja më e mirë për propagandën dhe dezinformatat është të keni media të lira, të pavarura, gazetarë që bëjnë punën e tyre, parashtrojnë pyetje të vështira, të cilët i kontrolluar burimet e tyre. Duke vepruar ashtu, ata i ekspozojnë edhe përpjekjet për të dezinformuar dhe propagandë. Prandaj, gazetaria e lirë dhe e pavarur është mënyra më e mirë për të qenë të sigurt që marrim informacion të saktë, veçanërisht në kohë krizash”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button