RMV, “Një pikë për shërbime”, salla me pamje të re që do largojë pritjet e gjata

Damjan Mançevski, ministri për shoqëri informatike dhe administratë në Maqedoninë e Veriut vlerëson se “Një pikë për shërbime”, është një shembull se si një sallë kryen shërbime publike ndaj qytetarët, tashmë me kushte sipas standardeve të reja, transmeton Portalb.mk.

“Sportelet janë e kaluar, punëtorët punojnë në atmosferë miqësore, ndërsa qytetarët nuk do të jenë pjesë e radhëve të gjata në sportele”, deklaroi Mançevski.

Salla gjendet në ish-ambientet e Bankës Komerciale në Shkup, ndërkohë ka paralajmëruar edhe hapjen e pikës tjetër nesër në Ohër, ndërsa një gjë e tillë u paralajmërua që të jetë të hënën edhe në Tetovë.

“Hapësira i ndjek standardet më të fundit se si duhet të funksionojë një shërbim i orientuar kah qytetarët. Por kjo nuk është vetëm një pamje e re, por një parim dhe kulturë plotësisht e re e punës në sektorin publik. Sportelet më në fund janë e kaluar dhe ju mund ta shihni vetë. Punonjësit në administratë janë në shërbim për qytetarët dhe në fakt janë kontakti i parë që qytetarët e kanë me shtetin dhe institucionet”, deklaroi Mançevski.

Ai sqaroi se në këtë pikë janë vendosur Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Agjencia për Kadastër të Patundshmërisë, Agjencia e Punësimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Regjistri Qendror, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Drejtoria e udhëheqjes së librave amë, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Mançevski vlerësoi se ky projekt është në kuadër të procesit të digjitalizimit të shërbimeve, si portali “uslugi.gov.mk”. Mançevski rekomandonte  që qytetarët t’i ikin sporteleve, dhe të shfrytëzojnë sa më shumë formën elektronike.

Ky portal është administruar nga Ministria për shoqëri informatike. Ajo përveç në gjuhën maqedonase, dhe në gjuhën angleze, është edhe në gjuhën shqipe. Qytetarët për të shfrytëzuar shërbimet e këtij portali, duhet të paraqiten me emër të përdoruesit dhe fjalëkalim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button