Bajrami, nga futbollist u bë trajner në KF Shkupi

Skuadra e FC Shkupit pas mbylljes së parakohshme të sezonit 2019/20, ka filluar me konsolidimin e radhëve të saja, ku disa nga futbollistët tani më kanë vazhduar (Fatjon Jusufi), ndërsa është ndërprerë bashkëpunimi me Darko Ilieskin.

Sot kryesia ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Muharem Bajramin, i cili deri sot ishte ushtrues detyre trajner, njëkohësisht ishte edhe kapiten i skuadrës.

Pikërisht me këtë kontratë Muharem Bajrami i ka dhënë fund karrierës së gjatë si futbollist aktiv, duke u angazhuar tani si trajner i stafit të FC Shkupi.

“Është privilegj që të udhëheqës një klub të madh siç është Shkupi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi dhe sfidë. Do të doja që të falënderoj kryesinë që kishte besim në mua dhe arritëm që të merremi vesh që në vazhdim unë të udhëheq me skuadrën, ndërsa ndihmës të mi do të jenë Enes Qaili trajner kondicional dhe trajneri i portierëve Igor Tasevski. Kemi një grup të mirë në ekip, por natyrisht me disa përforcime  dhe me mbështetjen maksimale nga  tifo grupi “Shvercerat”,  besoj se do te arrijmë objektivat e klubi”, është shprehur Bajrami.

Të përkujtojmë se Muharem Bajrami kishte një karrierë të suksesshme me shumë skuadra të ndryshme në vend dhe ekipe ndërkombëtare, ndërsa ai ecurinë profesionale në futboll e nisi që në FC Shkupi, ku regjistroi më shumë se 250 paraqitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button