Janeva do të ballafaqohet me proces të ri parahetimor për bonuset e shpërndara në PSP

Pas aktgjykimit për rastin “Reket”,  ish prokurorja speciale ballafaqohet me proces të ri para-hetimor për shpërndarjen e bonuseve në PSP. Këtë e konfirmoi personalisht prokurorja Vilma Ruskoska. Parregullsi në pagesën e kompensimeve të larta kishte konstatuar edhe Revizioni shtetëror, të cilët kanë bërë dy raporte për bonuset, – njëri duhet të bëhet publik, dhe tjetri është klasifikuar vetëm për nevojat e prokurorisë, sepse Janeva e ka deklaruar si sekret shtetëror mënyrën e shpërndarjes së bonuseve, njofton Alsat, transmeton Portalb.mk.

Janeva, gjatë kohës së mandatit të saj ka marrë gjithsej 157.000 euro, përveç rrogës së rregullt. Të ardhurat e plota të Janevës kanë qenë lëndë e interesit të veçantë në opinion që nga formimi i PSP-së, megjithatë ato zyrtarisht nuk është mundur të konfirmohen pasi që Prokuroria një pjesë të të ardhurave i ka klasifikuar si shtesë e fshehtë.

Më së shnumti para i është dhënë Janevës për besueshmëri – të mos zbulojë se çfarë ka dëgjuar në “bombat”, ndërkaq ka marrë edhe kompensime për qira dhe për atë që punon jashtë qytetit që jeton.

Kujtojmë se, Gjykata Penale të enjten e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh.

Bojan Jovanovskin u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale – “marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “pastrim parash” ndërsa Katica Janevën për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button