FRA: Gjimnazistët në RMV nuk kanë libra për provim kualifikues

Forumi rinor arsimor (FRA) reagoi ndaj testimeve kualifikuese për regjistrim të cilat Ministria për Arsim dhe Shkencë dje i përcaktoi për 22 qershor 2020 në shkollat e mesme ku me numër të njëjtë të pikëve janë paraqitura më tepër studentë nga numri i vendeve të lira të përcaktuara në Konkurs, transmeton Portalb.mk.

FRA shpreh shqetësim për shkak se testimi është caktuar vonë, përkatësisht pothuaj katër ditë paraprakisht, në kohë të pandemisë dhe në rrezik të lartë për infektim. Sugjeron që edhe nxënësit duhet ditën e njëjtë të japin teste për dy lëndë, që është stresuese për moshën e tyre, ndërkaq as nuk I kanë librat për t’u përgatitur për shkak se i kanë kthyer për t’i marrë dëftesat.

Vështirësim shtesë, konsideron FRA, është ajo që nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë kanë mësuar në kushte të jashtëzakonshme në distancë, përkatësisht arsimi për nga cilësia dhe intensiteti nga ka qenë ndryshe nga vitet e kaluara.

“Me paralajmërimin e vonuar dhe të paplotë, nxënësit janë vënë në gjendje të mos dinë a do të japin provimin në pajtim me rangun e tyre, ndërsa veç kësaj e kanë të panjohur vëllimin e materialit për të cilin do të zbatohet testimi. Edhe më shqetësues është fakti që ata kanë katër ditë jo të plota për përgatitje për provim në dy lëndë – matematikë dhe gjuhë amtare. Nga momenti i rang-listës preliminare në shkollat (që do të ndodh sot), deri në testim, nxënësit kanë pothuaj tre ditë për t’u përgatitur për dy testet. Suksesi nga ky testim drejtpërsëdrejti do të pasqyrohet në arsimimin e mëtutjeshëm të këtyre nxënësve”, ka thënë FRA në reagim, duke i numëruar dobësitë e testimit të caktuar për ditën e hënë.

FRA i ka bërë thirrje Ministrisë derisa nuk gjen modus adekuat për parandalim të këtyre situatave në të ardhmen “duhet të lihet hapësirë që shkollat të vendosin për hapje të numrit më të madh të paraleleve nëse për këtë kanë mundësi dhe kushte përkatëse”.

“Theksojmë që edhe më tutje mbesin vende në shkollat profesionale në të cilat as këtë vit Ministria për Arsim dhe Shkencë nuk arriti t’i promovojë dhe popullarizojë në mesin e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme. Një nga prioritetet e Ministrisë duhet të jetë barazim i cilësisë në të gjitha shkollat, që drejtpërsëdrejti do të ndikojë në atraktivitetin e tyre për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme, theksojnë nga FRA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button