Nëse mbani maskën në këtë mënyrë, “gjasat për infeksion me korona janë shumë të vogla apo zero”

Nga fillimi i pandemisë me virusin korona e deri sot kemi parë forma nga më të ndryshmet se si qytetarët vendosën të mbajnë maskat mbrojtëse. Megjithatë, vetëm njëra formë është e saktë dhe siç na tha sot mjeku Liridon Disha në një bisedë, në qoftë se këto maska mbahen në mënyrë adekuate, “gjasat për infeksion janë shumë të vogla apo zero”, shkruan Portalb.mk.

Çka është virusi korona?

Covid 19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS – CoV-2, virus nga familja koronavirus, fillimisht zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Transmetimi nga personi në person është i mundshëm, përmes prekjes dhe pikave të imëta, edhe atë teshtimës, kollës dhe të ngjashme.

Pse duhet mbajtur maska mbrojtëse?

Marrë parasysh se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes siç është ky virus, gjithmonë e sulmojnë  organizmin përmes zgavrave natyrore apo hundës, gojës dhe syve, këta të fundit duhet patjetër të mbrohen dhe në qoftë se mbrojtja është adekuate, mjeku Disha thotë se mund të shpëtojnë jetë.

Liridon Disha, mjek.
Liridon Disha, mjek.

“Vendosja e maskës gjatë përhapjes së infeksioneve respiratorë është shumë e rëndësishme sepse ajo e mbron individin nga agjentët patogjenë (mikroorganizmat e dëmshme) që potencialisht e rrezikojnë mbarëvajtjen e funksionit të organizmit. Infeksionet respiratorë (të rrugëve të frymëmarrjes) gjithmonë e sulmojnë organizmin përmes zgavrave natyrore (hundës, gojës dhe syve). Për këtë arsye nëse këto pjesë mbrohen në mënyrë adekuate, gjasat për infeksion janë shumë të vogla, për të mos thënë janë zero” tha Liridon Disha, mjek.

Aktualisht në opinion debati është i madh në lidhje me llojet e maskave sepse ata prodhohen me materiale t ndryshme, kësisoj disa janë të kalueshme për mikroorganizmat e disa jo.

Sidoqoftë, sipas mjekut Liridon Disha në qoftë se aa mbahen dhe vendosen sipas rekomandimeve të punonjësve shëndetësorë, mund të shpëtojnë nga një infeksion i mundshëm.

Si të (mos) mbahen maskat mbrojtëse?

1-Kur hunda ngel jashtë, infeksioni hyn brenda!

Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.
Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.

Shpjegim nga mjeku Liridon Disha – Në këtë foto maska nuk është vendosur siç duhet sepse hunda ka ngelë jashtë. Në infeksionet respiratorë apo të rrugëve së frymëmarrjes një nga format se si mund të infektohesh është depërtimi i virusit përmes zgavrave natyrore, që i bije edhe hundës. Andaj kjo formë e të mbajturit së maskës mbrojtëse në mënyrë absolute nuk rekomandohet nga mjekët dhe nuk të mbron nga infeksioni i mundshëm.

2- Kjo formë përveç që nuk të mbron, mund edhe të ju dëmtoje!

Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.
Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.

Shpjegim nga mjeku Liridon Disha– Në këtë foto maska sërish nuk është vendosur siç duhet dhe kjo mënyrë e mbajtjes së maskës nuk do të ju mbroj nga infeksioni i mundshëm me virusin korona. Kjo për arsye se dy zgavrat natyrore (goja dhe hunda) janë të pambrojtura dhe gjithashtu tendosja e madhe e vjegëzave (lidhëseve) për shkak të tërheqjes deri në mjekër,, mund ti dëmtoje laprat e veshëve tuaj.

3-Maska është për tu mbrojtur, jo varur në vesh!

Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.
Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.

Shpjegim nga mjeku Liridon Disha– As në këtë foto maska nuk është vendosur mirë dhe kjo formë e mbajtjes së maskës nuk do të ju mbroje nga infektimi i mundshëm me virusin korona. Përveç faktit që goja dhe hunda janë të pambrojtura dhe mundësia për të depërtuar virusi është e hapur, maska është e varrur në njërin vesh dhe gjasat janë shumë më të mëdha që ajo të bjere në tokë dhe të kontaminohet (përlyhet) pastaj e njëjta assesi nuk duhet vendosur në fytyrë për shkak se përbën rrezik.

4-Vendosja e maskës nga dora në fytyrë mund të ju infektoje!

Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.
Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.

Shpjegim nga mjeku Liridon Disha – Vendosja e maskës mbrojtëse në dorë vazhdimisht nuk rekomandohet për shkak të kontaminimit apo përlyerjes. E njëjta maskë në qoftë se pas disa minutash vendoset në fytyre, të gjitha mikroorganizmat që gjenden në të mund të depërtojnë përmes hundës dhe gojës, në mushkëri dhe kështu ju mund të infektoheni.

5-Vetëm kështu mund të mbroheni nga virusi korona!

Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.
Ilustrim nga gazetari Ardit Ramadani.

Shpjegim nga mjeku Liridon Disha– Vetëm kjo mënyrë e vendosjes së maskës mbrojtëse mund të ju mbroj nga infeksioni i mundshëm me virusin korona. Në këtë fotografi duket se hunda edhe goja janë të mbrojtura dhe virusi nuk mund të depërtoj kështu. Preferohet që maskat të ndërrohen shpesh dhe sidomos kur kemi pasur kontakt me persona pozitiv. Nuk është e prefereueshme ata të preken me dorë dhe të përdoren për një kohë të gjatë. Maskat nuk duhet të hidhen në rrugë, por pasi ti vendosni, ti zëvendësoni, është mirë të hidhen në kosh plehrash mbyllur me kapak.

Ndryshe, mjeku Liridon Disha rekomandon që përveç maskave mbrojtëse, të mbahen edhe syza për shkak se gjatë kontaktit direkt me një të infektuar, stërkalat bien edhe në sytë tuaj dhe është e dëshmuar shkenctarisht se virusi korona depërton në organizmin e njeriut edhe përmes syve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button