20 % e femrave shqiptare kryen marrëdhënie seksuale para moshës 18 vjeçare

Një baba i papunë në të shumtën e rasteve ka sjellë një eksperiencë seksuale në moshë të hershme tek vajza apo djali i tij. Eshte kjo një ndër gjetjet e një studimi të bërë nga specialistë të shëndetit publik në katër prej universiteteve në vend, i cili e lidh këtë fenomen me nivelin e të ardhurave. 20 % e studenteve kanë pohuar se kanë kryer marrëdhënie përpara moshës 18 vjeç dhe 13% e tyre me më shumë se një partner.

Ekspozimi ndaj përvojave negative në moshë të vogel shoqërohet me sjellje me risk në të ardhmen. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë nën drejtimin e të ciles u realizua studimi “Prevalenca e Përvojave Negative gjatë Fëmijërisë tek të Rinjtë Shqiptare” sugjeron fuqizimin e rolit të shkollës në ndërtimin e aftësive personale për të arritur atë çka duan pa u drejtuar drejt sjelljeve me risk.

Lajme të ngjashme

Back to top button