Avokati i të arratisurve në Greqi, Grujevski dhe Boshkoski ruan fëmijë, gjatë gjithë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka vazhduar “Fortesa-Target” për përgjimin masiv

“Fortesa-Target”, lënda më e rëndësishme për përgjimin e paligjshëm të qindra qytetarëve nga e DSK-ja në kohën kur i pandehuri Sasho Mijallkov ishte drejtor, as sot nuk kishte mundësi të vazhdojë, për shkak se Petar Vasilev, avokati i të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski e shfrytëzon masën qeveritare në gjendjen e jashtëzakonshme, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Vasilev e ka njoftuar gjykatën që përsëri është i penguar të marrë pjesë në seancën e sotme, për shkak se duhet t’i ruan fëmijët të cilët janë më të vegjël se 10 vjeç.

Gjyqtarja Xheneta Begtoviq e angazhoi në afat prej 3 ditëve ta informojë gjykatën nëse do të mund të vjen në seancën e ardhshme më 3 korrik. Kërkoi nga Vasilev të sjell dokument ku punon bashkëshortja e tij, a është e penguar ajo t’i ruan fëmijët, në çfarë moshe janë ata, për t’u konstatuar nëse bëhet fjalë për abuzim me qëllim të zvarritet edhe më tepër ky gjykim, që ka filluar prej vitit 2018 dhe ka ngecur ende me dëshmitarë të kësaj prokurorie, me të cilët fillon secila procedurë.

Begtoviq tha që nëse për seancën e ardhshme avokati nuk gjen zëvendësim për ruajtje të fëmijëve, ndërsa Grujevski dhe Boshkovski nuk caktojnë mbrojtës tjetër, gjykata do t’u përcaktojë avokat me detyrë zyrtare.

Në “Fortesë-Target”, krahas dy të arratisurve, të akuzuar janë edhe Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski, Nadica Nikoliq dhe punonjës tjerë në DSK të cilët e kanë kryer përgjimin nga viti 2009 deri më vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button