Si ia doli ky vend me 16 milionë banorë të ketë vetëm 129 raste me koronavirus dhe asnjë vdekje?

Me një popullësi prej 16,709,126 banorë, Kamboxhia ka deri më tani 129 të infektuar me koronavirus dhe asnjë vdekje të raportuar. Infeksioni i parë në këtë vend u konfirmua më 28 janar. Pavarësisht se ka një sistem shëndetësor të dobët dhe është një vend me burime të limituara, Kamboxhia ia ka dalë me sukses në luftën me Covid-19, shkruan Class. Ndërkohë, vende shumë më të pasura, si për shembull Singapori, janë duke luftuar me një valë të dytë infeksionesh. Por çfarë fshihet pas historisë së suksesit të Kamboxhias?

Së pari, strategjia e Kamboxhias rezultoi të ishte efektive, të paktën deri më tani. Vendi ka realizuar rreth 16.000 testime që nga janari dhe ka bërë ndjekje të vazhdueshme të kontakteve.

Kamboxhia i mbylli përkohësisht kufijtë me vendet e tjera, mbylli shkollat dhe universitetet, si dhe të gjitha aktivitetet argëtuese në gjithë vendin, bllokoi udhëtimet brenda vendit për një javë, anuloi festimet e Vitit të Ri dhe karantinoi më shumë se 15.000 punonjës. Efikasiteti i gjithë këtyre masave ndoshta ka të bëjë me faktin që ata u adoptuan shpejt me pandeminë dhe i morën masat që prej fillimit.

Gjithashtu OBSH e ka mbështetur vendin me asistencë teknike, si dhe Banka Botërore i ka dhënë 20 milionë dollarë kredi në mbështetje të projektit anti-Covid. Shumë vende si Kina, Japonia, Vietnami, Australia, Franca, Gjermania etj, kanë ofruar miliona dollarë ndihmë për Kamboxhian në luftën me koronavirusin.

.

Duhet theksuar edhe fakti që shumica e popullsisë së Kamboxhias jeton në zona rurale, me pak banorë, duke e bërë më të vështirë përhapjen e virusit.

Kamboxhia është një vend i varfër, me 40% të popullsisë afër ose poshtë kufirit të varfërisë, kështu që udhëtimet përtej oqeanit janë të pakta. Vendi ka gjithashtu rrugë të paasfaltuara dhe kushte higjenike jo të mira, prandaj për të mbrojtur veten nga pluhurat dhe ndotja, banorët mbajnë maska kur dalin, kështu që u përshtatën shpejt me rregullin numër 1 në luftën me Covid-19.

.

Të gjitha këto kanë bërë që Kamboxhia t’ia dalë me sukses , duke mos shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button