“Lugina e Shëndoshë” nesër do të organizojë protestë kundër vendimit të Gjykatës administrative për Illovicën

Shoqatat qytetare të cilat luftojnë kundër ndërtimit të Illovicës në rajonin e Strumicës paralajmërojnë protesta, pasi Gjykata administrative përmes vendimit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme e ktheu mundësinë që “Euromaks Resorsis” megjithatë ta ndërton minierën në afërsi të fshatrave të Strumicës, Illovicë dhe Shutka. Të shtunën, 20 qershor, duke filluar prej orës 11 do ta organizojnë tubimin e parë protestues kundër vendimit të Gjyqit në favor të koncesionarit të minierës për bakër dhe ar në malin Ograzhden. Ata thonë që nuk do të heqin dorë nga lufta kundër hapjes së kësaj miniere, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Aspak nuk kemi për qëllim të rrimë të qetë dhe të presim dike që do të vendos për të ardhmen tonë pas vendimit të Gjykatës Administrative për minierën Illovicë”, thuhet në komunikatën e shoqatës “Luginë e Shëndoshë” për opinionin publik.

Paralajmërimet e shoqatave ekologjike të Strumicë për protesta të reja vijnë saktë një vit pas serisë së bllokadave në hyrje të minierës në fshatin Shtuka, të cilat zgjatën 19 ditë dhe rezultuan me vendimin e Qeverisë ta refuzojë kërkesën për lëshim të lejes për eksploatim të lëndëve të para minerare – bakër dhe ar në lokalitetin “Illovicë”, komuna Bosilevës për EUROMAKS Resources SHPK Shkup. Aktvendimin për marrje të lejes për Illovicë Qeveria e miratoi më 4 korrik 2019, pasi ishtë vërtetuar që Euromaks nuk i kishte parashtruar dokumentet e nevojshme për eksploatim në pajtim me Ligjin për lëndë të para minerare.

Shoqata “Lugina e shëndoshë” nga Strumica, që edhe këtë herë paraqitet si organizatore e protestave konsideron që edhe “Qeveria dhe Ministria për ekonomi me të drejtë e kanë marrë nga “Euromaks Resorsis” të drejtën për koncesion, në pajtim me ligjet, mirëpo që “Gjykata administrative dukshëm ka për qëllim këtë ta anulojë dhe të gjithë neve të na  dënojnë me vdekje të ngadalshme”.

Foto nga Ilovica

“Nuk do të lejojmë gjykatës të korruptuar të luajnë me fatin e 200 mijë njerëzve në Maqedoninë juglindore”, thuhet, ndër të tjerat në komunikatën e Luginës së Shëndoshë.

Aktivistët e Strumicës janë të revoltuar me vendimin e gjykatës, me të cilin vendimi për marrje të koncesionit për minierën Illovicë sërish është kthyer në vendimmarrje në Komisionin qeveritar të shkallës së dytë. Ata paralajmërojnë që ditën e fundit para fillimit të heshtjes parazgjedhore, deri në ora 13:00, në Ministrinë për ekonomi dhe Avokati i shtetit do të parashtrojnë materiale të natyrës juridike dhe do të publikojnë dokumente për lidhje korruptive të individëve nga të gjitha partitë politike me kompaninë kanadeze “Euromaks Risoursis” në zëvendësim për ndikim politik në dobi të hapjes së minierës.

“Ne e ndalëm minierën përgjithmonë dhe nuk ka forcë që do të na detyrojë të tërhiqemi nga kjoj. ‘Euromaks Risorsis’ janë të vetëdijshëm për atë, mirëpo nëpërmjet ngatërresave gjyqësore përpiqen të nxjerrin ‘kompensim’ sa më të madh nga shteti dhe ashtu të shpëtojnë. Në fund, do të fitojnë ”dardha kakiçka”, vlerëson Krum Vellkov, aktivist nga “Shpëtim i luginës së Strumicës” dhe shton që “çdo përpjekje për ndërhyrje politike në kurriz të rezistencës kundër minierës, në fund do t’i thyejë dhëmbët nën Ograzhden”.

Gjykata administrative që në 31 mars të këtij viti, në valën e krizës me epideminë dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme solli vendim me të cilin e anuloi vendimin e Komisionit qeveritar të shkallës së dytë në bazë të të cilit ishte anuluar marrëveshja për koncesion me Euromaks. Megjithatë, publiku për këtë vendim të gjykatës kuptoi kah mesi i muajit maj, madje pasi kompania kanadeze vet u lavdërua me atë. Për këtë lëndë, në Gjykatën administrative ka vendosur këshill gjyqësor me përbërje: Marta Telegravçiska – kryetare e këshillit, Ramije Cara dhe m-r. Gjoko Zhivkovski.

Pasi opinion reagoi vrullshëm dhe pas presionit të madh, kryetari i gjyqit, Burim Sejdini publikoi komunikatë në të cilën thuhet që gjykata ka miratuar aktvendim të këtillë dhe i njëjti është në dispozicion të publikut.

Gjykata e arsyetoi vendimin për këtë lëndë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me qëndrimin se bëhet fjalë për lëndë me urgjencë dhe mori qëndrim që Komisioni qeveritar i shkallës së dytë së pari është dashur të vendos për kërkesën e parashtruar paraprakisht nga Euromaks për bashkim të dy koncesioneve të cilat i kanë poseduar dhe pastaj të vendos për kërkesën për leje për eksploatim të lëndëve të para minerare.

Popullate lokale nga Strumica dhe rrethina dy vite e kundërshtojnë me protesta dhe kërkesa të ashpra dhe kërkesa nga organet kompetente të mos ketë minierë në këtë rajon bujqësor. Sipas tyre, minierat do ta shkatërrojnë mjedisin jetësor në këtë zonë dhe në mënyrë drastike do ta zvogëlojnë cilësinë e jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button