Ja si do të jetë moti këtë fundjavë në Maqedoninë e Veriut

DPHM për këtë fundjavë paralajmëroi mot jostabil me të reshura të mëdha të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Siç kumtoi, nesër paradite do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë e dobët deri mesatare veriperëndimore. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të lëviz prej prej nëntë minimalë në Mavrovë deri 32 gradë maksimalë në Gjevgjeli.

Edje gjatë ditëve të ardhshme do të ketë paraqitje më të shpeshtë të motit jostabil, bubullima dhe erë të përforcuar. Të dielën temperatura do të jetë prej 10 deri 30 gradë Celisus. Mot i ngjashëm parashikohet edhe për periudhën prej të hënën deri të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button