Pretendime bombastike, por asnjë burim informacioni

Burimi: KriThink

[DRAMË E VËRTETË ËSHTË ZHVILLUAR MBRËMË: AMBASADORJA AMERIKANE I ËSHTË KËRCËNUAR MICKOVSKI, SE NËSE HEQ DORË EDHE NGA 15 KORRIKU, ATËHERË DO T’I LEJOJË ZAEVIT VETË TË SHKOJË NË ZGJEDHJE, PA OPOZITËN!!!]

Ky tekst, pa asnjë burim informacioni, plason në mënyrë paushalle  një lajm plot spekulime rreth ambasadorëve “nervozë” dhe linjave telefonike “të nxehura”.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal: DRAMË E VËRTETË ËSHTË ZHVILLUAR MBRËMË: AMBASADORJA AMERIKANE I ËSHTË KËRCËNUAR MICKOVSKI, SE NËSE HEQ DORË EDHE NGA 15 KORRIKU ATËHERË DO T’I LEJOJË ZAEVIT VETË TË SHKOJË NË ZGJEDHJE, PA OPOZITËN!!!

Data dhe koha e publikimit: 15.6.2020

Data e recensionit: 16.6.2020

Recenzues: Stojan Sinadinov

Teksti që e recensojmë, e ka shteruar pothuajse të gjithë përmbajtjen në titull. Gjoja, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Burns, i është kërcënuar Hristijan Mickoskit, liderit të partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, se do të japë “amin” që Zoran Zaevi dhe LSDM-ja të shkojë në zgjedhje pa opozitën:

Veçanërisht nervoze ka qenë ambasadorja amerikane Burns, e cila i është kërcënuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickovski, se nëse nuk do të pranonte 15 korrikun, do t’i jepte dritën e gjelbër Zaevit që të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Ajo i është drejtuar liderit të VMRO DPMNE-së me një ton shumë të rreptë, mësojmë nga burime që janë të njoftuara mirë me dramën e mbrëmshme në vend.

Gazetarët shpesh e (keq)përdorin shprehjen “burime të informuara mirë” për të plasuar lajme të pa verifikuara. Dhe për të rritur efektin, ky tekst ka madje tre pikë çuditëse (!!!) në titull, që duhet ta potencojnë natyrën dramatike të lajmit.

Pothuajse një muaj më parë (20 maj 2020), ambasadorja amerikane pati qëndrim të qartë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin tonë në kushte të pandemisë:

Një qeveri me mandat të plotë dhe një parlament funksional janë të nevojshme sa po të krijohen kushtet, thotë ambasadorja amerikane, Kate Burns, në përgjigjen e pyetjes nga “360 shkallë” që ta komentojë “të gjithë situatën rreth zgjedhjeve, e cila mund të shndërrohet në një krizë të re politike”. Burns thotë se qeveria teknike ka mandat të kufizuar dhe se duhej të ishte në pushtet për një kohë të kufizuar para zgjedhjeve.

Burns e mbajti këtë qëndrim konsekuent gjatë gjithë “dramës” parazgjedhore rreth datës së zgjedhjeve:

Është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen në vend. Maqedonia e Veriut ka nevojë për institucione të zgjedhura dhe plotësisht funksionale – Qeveri dhe Parlament – për të adresuar shumë sfida urgjente që do të kenë një efekt afatgjatë në të ardhmen e vendit, duke përfshirë edhe përgjigjen ndaj krizës së Kovid-19, si dhe përgatitjen për bisedimet për anëtarësim në  BE. Sa i përket datës së këtyre zgjedhjeve, ajo duhet të përcaktohet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, tha Burns për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, më 12 qershor 2020.

E pasi u ra dakord përfundimisht që data e zgjedhjeve të jetë 15 korriku, ambasadorja Burns e përshëndeti marrëveshjen midis partive më të mëdha.

Sidoqoftë, ky tekst ndërtohet duke u bazuar vetëm në spekulime, dhe e plason informacionin si njëqind për qind të saktë.

Në parathënien e Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet se:

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe e mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë

Mirëpo, këto parime profesionale nuk janë respektuar në tekst, dhe përveç kësaj, është shkelur edhe neni i parë i Kodit, i cili, ndër të tjera, specifikon se:

…Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button