BE: Në vitin 2019 më së shumti azilkërkues ka pranuar Gjermania

Vitin e kaluar janë parashtruar 612.700 kërkesa për azil në vendet e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa më së shumti azilantë ka pranuar Gjermania, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti statistikor i BE-së (Eurostat), me rastin e 20 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve- publikoi të dhëna të përditësuara për azilkërkuesit dhe numrin e kërkesave për azil të parashtruara vitin e kaluar për vendet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat tregojnë se 612.700 persona nga 152 vende kanë parashtruar kërkesë për azil në vendet anëtare të BE-së, ndërsa më së shumti kërkesa kanë parashtruar personat me origjinë nga Siria (74.400), Afganistani (52.500) dhe Venezuela (44.800).

Më së shumti azilantë ka pranuar Gjermania (142.500), ndërsa vijon Franca (119.900) dhe Spanja (115.200).

Shtatë për qind e azilkërkuesve janë fëmijë pa shoqërim. Kur bëhet fjalë për të rriturit, burrat përbëjnë 62 për qind të aplikantëve dhe gratë 38 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button