Shqipëri, një i vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri edhe një person tjetër ka ndërruar jetë dhe janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive në 1.838, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një pacient 69-vjeçar, i prekur nga COVID-19, që është viktima e 42 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas ministrisë, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime.

Institucionet shëndetësore po ashtu njoftuan se 28 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe numri total i të shëruarve është rritur në 1.114 që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë aktualisht 682 persona janë aktivë me COVID-19.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 22.806 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën për gjurmimin e rasteve.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore që është në fuqi deri më 23 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button