Altin Lloga: Objektivi kryesor, Gostivari në ligën e parë

Altin Lloga, njëri ndër futbollistët më të dalluar të klubit futbollistik Gostivari që garon në ligën e dytë në Maqedoni shprehet shumë optimist në lidhje me gjashtëmujorin e dytë në garat kampionale ku ekipi që ai përfaqsëson synon të ngjitet në elitën e futbollit në Maqedoni.

Lloga i cili në Gostivar erdhi pas një eksperience në Superligën shqiptare me skuadrën e Laçit shprehet i kënaqur me ambientimin e tij në Gostivar.

“Ne Gostivar jam rreth 6 muaj dhe kam arritur te ambientohem mjaft mirë, kjo edhe si pasojë e pritjes se ngrohtë të tifozeve, stafit teknik dhe bashkëlojtarëve. Raporti me klubin dhe lojtarët eshtë shumë i mirë si nga ana profesionale ashtu edhe ajo shoqërore. Shumë shpejtë kam filluar të ndihem si në shtëpinë time dhe kjo është pozitive edhe për rezultatet e mia në fushë”, thekson Lloga për Portalb.mk.

Mesfushori Lloga tashmë është bërë një ndër shtyllat kryesore të ekipit të Gostivarit dhe këtë e dëshmon edhe besimi itrajnerit Jeton Beqiri i cili e ka aktivizuar atë në të gjitha takimet. 
Altin Lloga vlerson se gjysmësezoni i dytë do të jetë shumë i vështirë, duke pas parasysh konkurencën e klubeve që pretendojnë kreun e tabelës, por ai njëkohësisht ka besim se diciplina dhe profesionalizmi i ekipit të Gostivarit në fund do ti jape frutet e veta duke qëndruar në vend të pare deri në fund të kampionatit.

“Kampionati eshtë i fortë dhe ka disa ekipe pretendente por ne jemi ne vendin e parë dhe gjëja e vetme që duhet te bejmë është të ngelemi aty. Gjatë afatit të janarit ekipi ka bërë dy përforcime me lojtarë me eksperiencë dhe besoj se do jenë një mbështetje e forte për sezonin pranveror, konkurenca është e madhe ne çdo pozicion ne jemi te detyruar ta bejmë punen sic duhet pastaj zgjedhjet takojnë trajnerit” u shpreh Lloga për Portalb.mk

Skuadra e Gostivarit më datë 3 shkurt do të udhëtojë drejt Antalya-s ku do të zhvillojë fazën përgatitore si dhe do të ketë disa ndeshje kontrolluese për një përgatitje sa më adekuate për pjesën e dytë të sezonit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button