RMV, shkollat e mesme sot do t’i publikojnë listat e renditjes me nxënësit e regjistruar

Listat e renditjes me nxënësit e regjistruar nga paraqitja e parë në afatin e qershorit për arsim të mesëm për vitin shkollor 2020/2021, shkollat do t’i publikojnë sot pas orës 15.

Paraqitja është zbatuar më 16, 17 dhe 18 qershor në periudhë prej prej orës 7 deri ora 19, ndërsa në disa shkolla paraqitje ka edhe sot prej orës 7 deri ora 13. Shkollat, ku numri i nxënësve të paraqitur në vitet e fundit është më i vogël se numri i paraparë në konkurs, organizuan paraqitje vetëm të martën dhe të mërkurën (16 dhe 17 qershor)

Për pranim të nxënësve në vitin e parë në arsimin e mesëm duhet të plotësohen kushtet e cekura në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në shkollat e mesme për mësim në arsimin gjimnazist, profesional, të artit dhe të mesëm për nxënës me nevoja të posaçme arsimore, njofton MIA.

Regjistrimi u organizua dhe zbatua në pajtim me drejtimet nga Protokolloi i miratuar nga Qeveria me rekomandim të miratuar nga Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive. Sipas protokollit, dokumentet janë parashtruar me rend alfabetik të mbiemrit, sipas orareve të cilat shkollat i kanë publikuar të premten dhe periudhë të caktuar interne kohore.

Shkollat e mesme publike, ku janë paraqitur numër më i madh nxënësish me numër të njëjtë të pikëve se e parapara në Konkurs, do të organizojnë testim kualifikues më 22 qershor me fillim në ora 10.

Nxënësit të cilët janë paraqitur për arsim gjimnazist (për të gjitha rajonet) do të testohen për lëndën arsimore matematikë dhe gjuhë shqipe, maqedonase, turke, respektivisht serbe, varësisht nga ajo se në cilën gjuhë e kanë ndjekur arsimin fillor.

Për nxënësit të cilët janë paraqitur për profesionin shëndetësor (për të gjitha profilet arsimore), megjithatë, do të organizohet kontroll i diturisë për lëndët arsimore biologji dhe kimi, po ashtu në gjuhën me të cilën e kanë ndjekur arsimin në shkollën filore.

Siç kumtoi dje MASH, listat e renditjes me rezultatet nga testimi kualifikues do të publikohen të njëjtën ditë, 22 qershor 2020.

Sipas afateve nga Konkursi, paraqitja e dytë dhe regjistrimi është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa paraqitja e tretë do të jetë më 29 qershor.

LEXO: Kanë filluar regjistrimet në shkollat e mesme, paraqitja sipas rendit alfabetik të mbiemrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button