Britani, rritet në 42.288 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 42.288, me një rritje prej 135 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 1.218 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 300.469.

Vendi ka kryer 136.516 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 7.259.555.

Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga vurusi dhe e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Kufizimet që filluan në 23 mars në Britani, pjesërisht u lehtësuan më 13 maj, duke u hequr kufizimet e lëvizjes për stërvitje dhe për punëtorët që nuk kishin mundësi të punonin nga shtëpia, siç janë ata në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit.

Në fazën e dytë të lehtësimit u vendos që të hapen shkollat fillore dhe të fillojnë garat profesionale sportive që nga 1 qershori, si dhe të hapen të gjitha dyqanet me pakicë më 15 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button