Spanjë, 52 të vdekur nga COVID-19 gjatë një jave

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se 52 persona kanë humbur jetën gjatë një jave të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria, e cila vazhdon t’i rishikojë të dhënat e kaluara lidhur me pandeminë, ka përditësuar rastet javore dhe vdekjet si pasojë e virusit.

Edhe pse ministria nuk e ka azhurnuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga COVID-19 dhe e mban atë në 27.136 që nga 7 qershori, ajo njoftoi 52 pacientë kanë humbur jetë gjatë një jave.

Po ashtu, Spanja raportoi 143 raste të reja në 24 orët e fundit, duke njoftuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 245.268.

Ministria dje njoftoi se numri javor i vdekjeve nga virusi ishte 30.

Rreth 75 për qind e Spanjës gjendet në fazën e fundit të procesit të normalizimit, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme në vend do të vazhdojë deri më 21 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button