Kosova publikoi rezultatet e virusit korona për 24 orët e fundit

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë testuar 457 pacientë, ku 83 prej tyre kanë marrë rezultat pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj”, njoftojnë nga Instituti i shëndetit në Kosovë.

Ndërkohë janë regjistruar 5 pacientë të shëruar nga virusi korona, duke shkuar numri i të shëruarve në 973.

“Nga data 08 shkurt deri më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.916 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, raportojnë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button