Shekerinska pas takimit në NATO: Miratuam Plan të ri operativ për ballafaqimin me virusin korona

Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut njoftoi se anëtarët në NATO kanë sjellë një plan të ri për menaxhimin me pandeminë Kovid-19, duke krijuar edhe fond të përbashkët dhe rezerva të paisjeve mjekësore, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë 30 aleatët jemi përballur me problemin e njëjtë, ndërsa kjo është pandemia e cila tashmë ka përmasa globale, dhe për këtë mënyre më mirë dhe më efikase është të kemi qëndrim të vetëm, përgjigje të koordinuar, të jemi të shpejtë në reagim”, tha Shekerinska.

Ajo mori pjesë në sesionin e dytë të mbledhjes së ministrave të Këshillit veriatlantik.

Shekerinska sqaroi se fondi I përbashkët do të shfrytëzohet për furnizimin dhe sigurimin e pajisjeve mjekësore, transportin e tyre, pacientëve dhe punonjësve shëndetësor.

Në takimin e sotëm, mori pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe ministrant e mbrojtjes nga Suedia, Finlanda dhe Australia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button