A1 dhe Telekomi iu bashkëngjitën protestës, nga e diela të gjithë operatorët me ndërprerje të përkohshme në programin TV

Nga e diela (21 qershor), operatorët kabllorë në vend do të fillojnë me ndërprerje të përkohshme në ritransmetimin e kanaleve televizive vendase dhe të huaja, me përjashtim të Televizionit të Maqedonisë (RTM). Operatorët pretendojnë se protesta është për shkak kornizës së paqëndrueshme ligjore dhe ndryshimeve të paaplikueshme, të paqëndrueshme dhe në kundërshtim me direktivat e BE-së në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (LSHMAAV), të cilat u miratuan nga Parlamenti në shkurt të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Operatorët iu imponua detyrim për të garantuar të drejtat e autorit të programeve që ata nuk i prodhojnë, por vetëm i ri-transmetojnë dhe të mbajnë përgjegjësi materiale dhe penale për këtë”, thonë ata për “Meta.mk” nga Komuniteti i Interesit Ekonomik i operatorëve të rrjetit kabllorë MK NET.

Operatorët kabllorë janë gjithashtu të pakënaqur me dekretin e miratuar nga qeveria më 29 maj të këtij viti, me të cilin neni i kontestuar 143 i LSHMAAV plotësohet me një detyrim tjetër për të regjistruar të gjitha shërbimet e programit të regjistruar tashmë të huaj brenda 60 ditëve nga operatorët, nën kushtet e rregulluara në nenin 143 të ligjit.

“Ky afat do të skadojë në 08.08.2020 kur, nëse diçka nuk ndryshon urgjentisht, do të ketë një shkyçje të plotë të shërbimeve për ritransmetim të përmbajtjeve televizive nga oferta jonë dhe shfaqjen e errësirës së mediave”, theksojnë Komuniteti i Interesit Ekonomik i operatorëve të rrjetit kabllor MK NET.

“Meta.mk” mori konfirmim nga “A1 Maqedonia” dhe “Telekomi Maqedoni” se ata do të bashkohen me pezullimin e përkohshëm të ritransmetimit të kanaleve televizive vendase dhe të huaja.

“Nëse institucionet kompetente nuk reagojnë ndaj shkresës sonë protestuese që e kemi parashtruar më 17.06.2020, ne do të detyrohemi që nga 21.06.2020, të fillojmë me ndërprerje të përkohshme në ritransmetimin e të gjitha programeve televizive vendase dhe të huaja, përveç shërbimit publik RTM në shenjë protestë për shkak të paqëndrueshmërisë të kornizës aktuale ligjore dhe detyrimet e imponuara jo kushtetuese. Gjatë ndërprerjeve në ekran, do të shkruajmë arsyen për këtë në mënyrë për të njoftuar përdoruesit tanë dhe publikun e gjerë me atë që i pret në fillim të gushtit të këtij viti, si rezultat i Dekretit të miratuar. Si më parë, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe jemi të gatshëm të marrim pjesë në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme sa më shpejt të jetë e mundur”, është pozicioni zyrtar i “A1 Maqedoni”.

Edhe “Telekomi Maqedoni” konfirmon se ata do t’i bashkëngjitën protestës së paralajmëruar.

“Operatorët janë të hapur për bashkëpunim dhe kanë ofruar një propozim për ndryshimin e akteve nënligjore, i cili nëse pranohet do të jetë zgjidhje e përshtatshme që do të parandalojë errësirën e mundshme mediatike dhe informatike”, thonë nga “Telekomi Maqedoni”.

Ndërprerja e paralajmëruar e programit vjen në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e cila fillon në mesnatën e 24 qershorit. Delegacioni i BE-së në Shkup në shkurt të këtij viti bëri thirrje për dialog midis Qeverisë, operatorëve të telekomit dhe televizioneve kombëtare në lidhje me ndryshimet në LSHMAAV.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button