RMV, Gjatë javës u realizuan 6,188 kontrolle nga inspektorati

Magdalena Filipovska-Grashkoska, kryetarja e Këshillit të Inspektoratit raportoi se nga 10 deri më 16 qershor, gjithsej janë realizuar 6,188 kontrolle të jashtëzakonshme  në lidhje me parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Inspektorati shtetëror i transportit realizoi 274 kontrolle.

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar ka realizuar 131 kontrolle.

Agjencioni për barna dhe mjete mjekësore MALMED ka realizuar 55 kontrolle.

“Numri më i madh i kontrolleve 4,862 janë kryer nga inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut me ndihmën e policisë financiare ose punonjësve policorë”, deklaroi Filipovska-Grashkoska.

Inspektorati shtetëror i tregut ka realizuar 4,862 kontrolle.

Inspektorati shtetëror i punës ka realizuar 670 kontrolle.

Agjencia për ushqim dhe veterinari realizoi 196 kontrolle.

Ndryshe, objektet hotelerie nga të cilat pjesa më e madhe në Çair dhe në Tetovë nuk i kanë respektuar protokollet, kanë punuar pas orës 22 dhe kanë shërbyer klientë në hapësira të mbyllura. Kundër tyre janë ngritur padi penale, informon sot drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut Stojko Paunovski.

Në seancën e 69-të, Qeveria miratoi edhe Protokollin për hotelet dhe për pishinat që do të shfrytëzohen vetëm nga anëtarët e ekipit të notit, dhe jo për qëllime rekreative.

“Në këtë seancë u miratua edhe Protokolli për punë në objektet hotelerie për qëndrim (hotelet dhe objektet tjera për qëndrim), e cila do të fillojë të vlejë prej të hënës, 22 qershor, sivjet”, raportojnë nga Qeveria.

Ky protokoll do të rekomandon edhe masat për mysafirët që janë me simptome të Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button