RMV, U kapën me 142 migrantë në kamion, padi penale për dy qytetarët

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka ngritur padi penale ndaj dy qytetarëve nga Gjevgjeli që dyshohen se më 10 qershor kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantët”, transmeton Portalb.mk.

Dy qytetarët e dyshuar, 40 vjeçari B.A. dhe 27 vjeçari K.Gj. ishin kapur nga policia derisa po lëviznin me shpejtësi të madhe me një kamion “MAN”.

MPB-ja kishte njoftuar se policët e Stacionit policor për vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kishin vërejtur kamionin “Man” me tabela të bullgarisë që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Pas sinjalizimit, fillimisht automjeti nuk ishte ndalur, por pas një kohe policia arriti të kontrollon automjetin ku u gjetën 142 migrantë.

“Gjatë kontrollit të veturës u gjetën 142 migrantë. Ata u dërguan në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare dhe kalimin kufitar “Bogorodicë”. Inspektimi është kryer, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të procedohet kallëzim penal”, kishte raportuar MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button