Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë se 40 klasterë të mëdha

Vendime personave pozitivë u janë lëshuar në Çair, Gazi Babë, Aerodrom, Hasanbeg dhe Saraj. Anketat epidemiologjike tregojnë në klasterë të shumtë familjarë. Në periudhën nga 24 majit e këtej, gjegjësisht kur filloi relaksimi i masave në mënyrë evidente po rritet numri i pacientëve pozitivë do të thotë pasqyrë e sjelljes sonë para të paktën 14 ditëve. Në këtë periudhë janë regjistruar më shumë se 40 klasterë të mëdha në territorin e të gjithë shtetit dhe disa klasterë, në një periudhë ishim 15, mandej 20, në territorin e Qytetit të Shkupit.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), Irinka Sotirova Buhova, e cila tha se klasterët e mëdhenj janë “Petulla Ohër”, “Festim Resnjë”, “Dasmë Shkup”, “Iftare” dhe “Varrime” dhe në to kanë marrë pjesë prej 50 deri 150 persona, ndërsa diku edhe 200 persona, për çfarë, siç theksoi, si Inspektorat nuk mund të besojnë se nuk janë vërejtur dhe nuk ka intervenuar MPB-ja, transmeton MIA.

Lidhur me klasterët familjarë, potencoi, sipas anketave epidemiologjike, kemi pasur nga katër deri 20 të infektuar me të njëjtin mbiemër gjegjësisht në një familje.

“Deri më tani ISHSSH ka lëshuar mbi 8.000 vendime mbi bazë të kontakteve, mbi 3.200 vendime personave pozitivë për trajtim në shtëpi dhe vetizolim dhe mbi 3.5000 vendime të kthyerve me test negativ PRS, shtoi dr. Sotirova Buhova, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp të kryetares së Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska-Grashkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button