(Video) Real Madrid dhe Barcelona ndahen paqësisht

Përballje mes gjigandëve të futbollit spanjoll dhe botëror në gjysmëfinalen e kupës së mbretit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që do të luhet në Nou Kamp të Barcelonës.

Fabregas ishte futbollisti i cili kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 50 të takimit, gol ky që erdhi pas një presioni të gjatë të skuadrës së Barcelonës e cila kishte një posedim të lartë të topt dhe diktonte zhvillimin e ndeshjes.

Për madrilenët barazoi futbollisti i ri Varane i cili shënoi golin e shpresës për “mbretërit” vetëm 7 minuta para përfundimit të sfidës.

Pas këtij rezultati ndeshja e kthimit pritet të jetë edhe më e nxehtë dhe përcaktuese për finalistin e kupës së mbretit dhe me shumë gjasa edhe për fituesin e këtij titulli për këtë sezon. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button