RMV, personat deri moshën 29 vjeçare do të marrin vauçerë prej 30.000 den për trajnime për aftësi digjitale

Në pajtim me pakon e tretë të masave ekonomike, Qeveria solli Dekret për ndarjen e vauçerëve për të rinj për trajnim për aftësi digjitale në vlerë prej 30.000 denarëve. Vauçerët do të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për IT-trajnime do të cilat do të jenë nga aftësitë më themelore deri në aftësitë më të përparuara digjitale dhe programim. Buxheti i përgjithshëm është 150 milionë denarë.

Siç kumtoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencë për shtyp, personat juridikë të cilët janë të interesuar për dhënien e trajnimeve për aftësi digjitale duhet të paraqiten në thirrjen të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta shpallë më 29 qershor, ndërsa paraqitja do të jetë përmes portalit kombëtar për shërbime elektronike www.uslugi,gov.mk, njofton MIA.

Personat juridik të cilët do të paraqiten, si dhe lloji i trajnimeve që do t’i ofrojnë, do të selektohen nga Forumi digjital – trup i pavarur me përfaqësues nga universitetet me IKT-studime, katër oda ekonomike, IKT-ekspertë dhe dy përfaqësues nga Qeveria. Qëllimi është që opinioni të jetë i sigurt se selektimi i trajnimeve do të jetë transparent dhe në pajtim me nevojat e tregut të punës.

Forumi digjital do ta konfirmojë listën e dhuruesve të trajnimeve për aftësi digjitale, si dhe vetë trajnimet. Lista do të shpallet publikisht nga MASH. Të rinjtë vetë do ta përzgjedhin llojin e trajnimit dhe personin juridik që do t’i trajnojë, në pajtim me nevojat dhe njohuritë e tyre.

Të drejtë të paraqitjes do të kenë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare me të paktën arsim të mbaruar të mesëm. Edhe ata do të paraqiten përmes portalin uslugi,gov.mk, duke filluar nga 19 korriku. Do të marrin vauçer elektronik në vlerë prej 30.000 denarëve të cilin më pas do të mund ta shfrytëzojnë tek ndonjëri prej ofruesit e trajnimeve nga lista e konfirmuar.

Ministri Mançevski në konferencë për shtyp tha se vauçerët për IT-trajnime do t’u ndihmojnë të rinjve t’i përmirësojnë aftësitë digjitale me çka do të bëhen edhe më konkurrues në tregun e punës dhe shpejtë të gjejnë punë.

Gjatë selektimit të dhuruesve të trajnimeve do të merren parasysh përkatësia e trajnimeve të propozuara, ndërsa nga ana tjetër hulumtimet për nevojat nga aftësitë digjitale të tregut të punës. Procedura për aplikimin e kompanive, qytetarëve dhe përdorimi i vauçerëve do të jetë tërësisht elektronike.

Përveç vauçerëve për IT-aftësi të dedikuara për të rinj, Qeveria solli edhe dy dekrete për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta, nga 3.000 gjegjësisht deri në 6.000 denarë, për të cilët në konferencë të përbashkët për shtyp me Mançevskin informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button