Inspektorati Shtetëror i Tregut ka ngritur padi penale kundër objekteve hotelierike që nuk kanë respektuar protokollet

Objektet hotelierike nga të cilat pjesa më e madhe në Çair dhe në Tetovë nuk i kanë respektuar protokollet, kanë punuar pas orës 22 dhe kanë shërbyer klientë në hapësira të mbyllura. Kundër tyre janë ngritur padi penale, informon sot drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut Stojko Paunovski.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, Paunovski potencoi se gjatë kontrolleve të kryera janë zbuluar edhe 24 objekte hotelierike të cilat nuk janë regjistruar. Atyre u është caktuar masë kundërvajtëse dhe u është dhënë afat prej 30 ditësh të regjistrohen, ndërsa nëse nuk e bëjnë atë, do të mbyllen dhe do të marrin dënim më të lartë, njofton MIA.

“Për fat të keq ka edhe të tillë të cilët nuk i respektojnë protokollet dhe të cilat e shfrytëzojnë këtë gjendje dhe mendojnë se mund të punojnë si të paregjistruar. Në kontrollin me policinë financiare ditëve të fundit kemi bërë procesverbale për mosrespektim të protokolleve dhe janë dhënë 11 padi penale të cilat ditëve të fundit do të dorëzohen te Prokuroria dhe gjykata”, thsa Paunovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button