fbpx

Django Unchained (VIDEO)

Ngjarja e filmit është e vendosur në Amerikë në kohën e skllavërisë së zezakëve, 2 vite para luftës civile. Regjisori me mjeshtri trajton skllavërinë dhe racizmin, në këtë periudhë të errët të historisë amerikane, por gjithnjë duke i mbetur besnik stilit të tij, i cili me humor, ironi, por edhe me situata dramatike i ofron shikuesit momente emocionuese gjatë gjithë kohës së shfaqjes së filmit, ashtu që gati tri orë (165 min), sa zgjatë filmi, kalojnë sa çel e mbyll sytë.

Fati bashkon një gjahtar të shpërblimeve  me prejardhje gjermane Shultz  (Christoph Waltz) dhe skllavin Django (Jamie Foxx  (Django). Schultz vendos të ndihmojë Djangon që ta gjejë gruan e tij të cilën e ka humbur kohë më parë. Atë duhet ta shpëtojë nga një pronar brutal të skllaveve dhe  plantacioneve në Misisipi (të luajtur nga Leonardo Di Caprio). Edhe pse e gjejnë gruan, Django dhe Schultz bien në shumë telashe. Megjithatë, në fund dashuria triumfon dhe Django bashkohet me të dashurën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button