OEMVP kërkoi heqjen e vetëizolimit për qytetarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në lidhje me masat që duhet të zbatojnë qytetarët që hyjnë në shtet. Prej këtu kanë thënë se masa e vetëizolimi shtëpiak që ka vendosur Qeveria për qytetarët që hyjnë në territorin e vendit, është ngarkesë e panevojshme dhe pengesë shtesë për lëvizje të lirë dhe kanë bërë thirrje që  të hiqet, transmeton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh që diaspora është mjaft e rëndësishme për ekonominë e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë të rëndë ekonomike, kushti për vetëizolim paraqet pengesë kryesore që diaspora të vendos a ta vizitojë vendin këtë vit dhe prandaj ne si OEMVP kërkojmë ky kusht të ndryshohet më së voni deri më 01.07.2020. Njëkohësisht kërkojmë vendim të shpejtë nga Qeveria me të cilin do të hiqet ky obligim si dhe për të njëjtën URGJENTISHT të informohet diaspora përmes Përfaqësive të Konsullatave Diplomatike”, thuhet në reagimin e OEMVP-së.

Qeveria të martën miratoi vendim për hapjen e të gjitha kufijve në vend, por me zbatimin e masave aktive. Përkatësisht, lejohet hyrja e qytetarëve të RMV-së dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në vend, me kusht që të kenë test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. . Ata më pas marrin një Urdhër dhe plotësojnë një deklaratë të vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Pas hyrjes në Maqedoni, shtetasit tanë dhe të huajt me vendbanim të rregulluar të përkohshëm dhe të përhershëm, të cilët nuk kanë një provë kovid, dërgohen në karantinë të detyrueshme shtetërore për një periudhë prej 14 ditësh. Kjo bëhet me transport të organizuar dhe përcjellje policore dhe drejtohen në një prej objekteve të përcaktuara më parë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button