Varhejli: Kornizat negociuese për Shkupin dhe Tiranën gati këtë javë

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhejli, para Parlamentit Evropian sot deklaroi se kornizat negociuese të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do t’u parashtrohen këtë javë vendeve anëtare të BE-së.

Varheji pati fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian lidhur me raportin për Ballkanin Perëndimro. Ai theksoi se Komisioni Evropian e ktheu rajonin në zemrën e Evropës në gjashtë muajt e parë nga ky vit dhe se premtimet ndaj rajonit janë shndërruar nga fjalë në vepra, njofton MIA.

“Komisioni mori për detyrë të përgatisë korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilët do të jenë gati këtë javë, së bashku duke e pasur parasysh avancimin reformues”, konfirmoi Varhejli.

Kornizat negociuese u premtuan gjatë qershorit, ndërsa raportet e rregullta për avancimin e të gjitha vendeve të rajonit u shtynë për në vjeshtë, kur Komisioni Evropian duhet të ofrojë edhe plan të madh ekonomik për daljen e rajonit nga kriza.

Varhejli theksoi se është dorëzuar edhe lidhur me premtimet ndaj vendeve anëtare të BE-së me metodologji të reviduar negociuese e cila ka mundësuar dritë përfundimtare të gjelbër për negociatat me Shkupin dhe Tiranën në muajin mars të këtij viti, pas shumë muajve bllokadë nga ana e Francës.

“Procesi i zgjerimit është bazuar në meritë, për t’u avancuar në rrugën drejt BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë të dorëzojnë reforma, veçanërisht në pjesën e qeverisjes së të drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vlerat bazë dhe të drejtat njerëzore”, ka thënë eurokomisari dhe shtoi se sa më shpejtë një vend që avancohet në reforma, as më shpejtë afrohet deri tek anëtarësimi në Union.

LEXO: Së shpejti pritet të dorëzohet korniza negociuese BE- RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button