MASH:është herët për të folur për vlerësimin ekstern!

Qendra për vlerësim, komfor ligjit për arsim fillor dhe të  mesëm ka vendosur që në  fund të  këtij viti shkollor, gjegjësisht në muajin maj, të testohen nxënësit prej klasës së katërt deri ata të viteve të treta në për shkolla të mesme.

Testimi parashikohet të bëhet në mënyrë elektronike nëpër gjitha shkollat në  të njëjtën kohë, për të  cilën gjë teknikisht nuk janë të përgatitura të gjitha shkollat.

Drejtori i Qendrës për vlerësim Jusuf Arifi, tha se për këtë  duhet të  marrim përgjigje në  Ministrinë  për arsim (MASH), për mënyrë n se si do të sigurohen kompjuterët.

Nga MASH-thonë se ende është herët për të folur diçka precize për këtë problematikë.

‘Tash për momentin nuk mund të themi diçka konkrete, ende jemi në fazën e kontrollimit apo përgatitjes, jemi në kontakt të vazhdueshëm me shkollat, dhe ende ka shkolla që duhet kontaktojmë për të parë se ku ka nevojë të riparohen kompjuterë e ku ka nevojë të shtohet numri i tyre që ky proces të realizohet me sukses. Mendoj ende është  herët për të  thënë diçka konkret’ tha Naziktere Sulejmani, nga sektori për arsim fillor dhe të  mesëm pranë  MASH-it./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button