Takimi i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, diskutohen politikat globale, pjesëmarrëse edhe Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që për shkak të pandemisë së virusit korona, realizohet për të dytën herë përmes video-konferencës.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s më herët sot, realizuan video konferencë, në të cilën ata vendosën të përforcojnë mbrojtjen dhe përgjigjen e Aleancës.

Në përgjigje të arsenalit në rritje të raketave bërthamore të Rusisë, aleatët kanë rënë dakord për paketë të ekuilibruar të masave politike dhe ushtarake, duke përfshirë përforcimin e mbrojtjes ajrore dhe raketore, aftësitë e përparuara konvencionale, inteligjencën dhe ushtrimet ushtarake.

Ata gjithashtu ranë dakord për hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar që përgjigja bërthamore e NATO-s, të jetë e sigurt dhe efektive.

“Ne do të mbajmë përgjigjen dhe mbrojtjen tonë, por nuk do ta kopjojmë Rusinë. Ne nuk kemi ndërmend të vendosim raketa të reja bërthamore tokësore në Evropë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button