Pse meshkujt kanë frikë nga lotët e femrës?

Kur femra ia plas vajit, për mashkullin kjo do të thotë se në 24 orët e ardhshme nuk mund të komunikojë në mënyrë normale me të, e për seks as të mos flasim. Njeriu i jetës suaj ka theksuar se nuk pajtohet me ju. Mundoheni ta bindni, i vardiseni, e lutni ..nuk ia vlen. Me kokëfortësi refuzon të gjitha kërkesat tuaja. Çfarë të bëni? Është koha ta përdorni armën e fshehtë – lotët. Kujtoni diçka të tmerrshme që ju ka ndodhur në fëmijëri dhe plasjani vajit.

– Arma më e fortë

Kur flasim për lidhjen në dashuri, nuk ekziston armë më e fortë sesa loti i femrës. Sepse, kur femra qan, kjo do të thotë se diçka serioze po ngjan. Për mashkullin kjo do të thotë se në 24 orët e ardhshme nuk do të jetë në gjendje që në mënyrë normale të bisedojë me të dashurën e tij, e për seks nuk vjen as në shprehje.

– Ndikon bindëse

Frika e mashkullit nga lotët është derivat i cili nxit pikat emocionale të dashurisë së tij. Pranojnë pothuajse gjithçka, vetëm t’i fshini ata lot. Më e tmerrshmja është kur lotët fillojnë të rrjedhin në vend publik, atë moment është i gatshëm t’ju dërgojë edhe para altarit.

– Nxitin emocione

Ekspertët shpjegojnë se lotët kanë ndikim pozitiv në marrëdhëniet e ndërsjella. Ata janë shenjë për të gjithë përreth se diçka nuk është në rregull. Ata shtyjnë njerëzit të ndërmarrin diçka në lidhje me dhimbjen e personit që e shpreh atë përmes lotëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button